Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ka përfunduar me sukses Provimi i Maturës Shtetërore (afati i gushtit)

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, të shtunën (31 gusht 2024) ka organizuar pjesën e dytë të Provimit të Maturës Shtetërore, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi.

Në afatin e dytë, përmes Platformës eKosova provimin e kanë paraqitur 4777 nxënës, ndërsa 90 të tjerë, në pamundësi që ta paraqesin përmes platformës e kanë paraqitur në shkolla.

Provimi është mbajtur në 50 qendra të testimit, ku maturantët janë sistemuar në 332 salla, ndërsa sipas raporteve të komisionerëve, testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje të theksuar. Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar 6 nxënës.

MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore, njëherësh bënë të ditur se, rezultatet e testit do të publikohen më 03 shtator 2024.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.