Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Është përuruar kabineti i rrobaqepësisë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, konsulli Xhelal Dogan, koloneli i KFOR-it turk, Zafer Sagllam dhe kordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim -TIKA, Fulya Aslan kanë përuruar kabinetin e rrobaqepësise në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza” në Prizren.

Në kuadër të bashkëpunimit të QB “Nënë Tereza” dhe TIKA-s,kabineti i rrobaqepësisë është pajisur me shtatë makina tëqepjes, një makinë për hekurosje, dy tavolina pune, karrige dhe pajisje të tjera të nevojshme për realizimin e punës praktike për nxënës.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, sa herë qëviziton këtë Qendër Burimore ndjenë emocione të veçanta gëzimi për rezultatet e Qendrës, por sidomos të nxënësve. 

Ministrja Nagavci tha se, QB “Nënë Tereza” e cila ka 19 nxënës të cilët vijojnë mësimin parafillor dhe 59 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e 12, tashmë është e dëshmuar për rezultatet dhe sukseset e veta.

Ajo theksoi se, përveç punës së mirë të stafit që bëhet në këtë Qendër, është arritë që edhe me politikat dhe mbështetjen e Ministrisë të finalizohet programi për interpretët e gjuhës së shenjave, si dhe punësimi i i tyre në institucione të ndryshme, ndërsa me mundësitë që po ju ofrohen  nxënësve me këto pajisje, do të përmirësohen kushtet edhe për realizimin e punës së tyre praktike.

Ministrja Nagavci ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë në arsim, si dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për ofrimin e këtyre pajisjeve të cilat janë një kontribut i mirë për realizmin e objektivit për zbatimin e mësimit dual në shkolla.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili tha se, arsimimi nuk njeh moshë dhe kufijë dhe pikërisht kjo Qendër dhe këta nxënës janë dëshmi së arsimimi nuk ka kufijë. Ai po ashtu tha se, çdo investim në arsim e ka kthimin dhe nuk është vetëm investim për të ardhmen, por edhe investim për ta shndërruar botën në një vend më të mirë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.