Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Lansohet fushata “Njohja e Kualifikimeve Profesionale”.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit konkretisht Qendra për Profesione të Rregulluara, përkrahur nga projekti “Mbështetja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale” financuar nga BE, dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerë tjerë relevant e hapën fushatën tri-javore “Njohja e Kualifikimeve Profesionale”.

Në hapje, zëvendësministri i MASHTI-t, z.Arsim Ademi, dhe zëvendësshefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova mbajtën fjalë rasti, duke folur për procesin e njohjes së kualifikimeve profesionale, dhe rëndësinë e ngritjes së vetëdijes dhe informimit të qytetarëve rreth kësaj fushe, sikurse edhe benefitetet për qytetarët e Kosovës, për mundësinë e mobilitetit profesional, si në tregun rajonal apo edhe atë të BE-së, pas anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Njohja e Kualifikimeve Profesionale, ndërlidhet ngushtë, përveç mbështetjes së BE-së me asistencë teknike, edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, me Procesin e Berlinit dhe CEFTA.

Fushata do të organizohet nëpërmjet pjesëmarrjes në media, rrjeteve sociale dhe materialeve tjera të printuara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.