Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2023/2024

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, ka filluar sot gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2023/2024.

Bazuar në Kalendarin shkollor, pushimi dimëror për nxënësit ka filluar nga data 15.01.2024 deri më 23.01.2024.

MAShTI fton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit që të angazhohen në arritjen e rezultateve të synuara.

Urojmë që procesi mësimor në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor, të shkojë mbarë dhe të shënohen suksese të larta të nxënësve tanë.

Suksese!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.