Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MASHTI NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME KOMUNËN E KAMENICËS

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari  Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënshkruan Marrëveshje për realizimin e projektit ndërtimi i sallës së sporteve në Kamenicë.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeve është përmirësimi i infrastrukturës sportive, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme për aktivitetet sportive dhe rekreacion.

Ministrja Arbërie Nagavci ka shprehur mbështetjen e saj për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se ky projekt synon të ofrojë mjedis modern dhe të sigurt për komunitetin lokal, duke inkurajuar aktivitetet sportive dhe shëndetësore.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, tha se projekti i ndërtimit të sallave sportive është investim i rëndësishëm për arsimin dhe mirëqenien e të rinjve.

Për projektin, ndërtimi i sallës së sporteve në komunën e Kamenicës, MAShTI do të participojë me 450.000.00 euro kurse komuna e Kamenicës me 100,000.00 euro.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.