Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale, morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të procesit mësimor në dy Qendrat e Kompetencës në Skenderaj dhe Malishevë.
Në të dy Qendrat e Kompetencës, ministri Hoxhaj ka falënderuar Qeverinë Norvegjeze dhe vet ambasadorin Sverre Johan Kvale për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë arsimit në Kosovë, sidomos me ndërtimin e këtyre dy qendrave, që ministri i vlerësoi si shumë të rëndësishme për qytetarët e Skenderajt dhe Malishevës, por edhe për qytetarët e gjithë Kosovës.
Qendrat e Kompetencёs, ministri Hoxhaj i vlerësoi si “forca motorike e zhvillimit tё Malishevёs dhe Skenderajt. “Ambsadori Kvale, mё ka inspiruar vazhdimisht nё punёn time si ministër. Ambasadori Kvale, nuk ёshtё vetëm ambasador i Norvegjisё, por ёshtё edhe ambasador e misionar i arsimit nё Kosovё”, tha ai duke shprehur fjalët më falënderuese për këto vepra kapitale, ndërsa rikujtoi historinë e ndërtimit tё shkollave nё Malishevё e Skёnderaj”.
“Shteti i Kosovёs, do tё jetojё shumё gjatё dhe çdo herё jashtё kësaj shkolle, nё shenjё falënderimi, krahas flamurit tё Kosovёs, do tё qëndrojë edhe flamuri i shtetit norvegjez”, tha ministri.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj, përmendi synimin e Ministrisë së Arsimit që të lidhë ekonominë me arsimin dhe për të bërë këtë lidhje, ai tha se njëra nga mënyrat është edhe aftësimi në këto dy qendrat, të cilat ofrojnë mësim në lëmin e ndërtimtarisë (Qendra në Skenderaj) dhe në lëmin e Ekonomisë, Kontabilitetit/Administratës dhe Tregtisë (Qendra në Malishevë). “Shkollat e mesme. “Qëllimi ynë është që ta lidhim ekonominë me arsimin dhe të rinjtë tanë të mos shkojnë në shkollë të mesme vetëm për të pasur mundësinë të shkojnë pastaj në universitet, por të kualifikohen gjatë këtij shkollimi edhe për tregun e punës”, tha ai.
Ministri Hoxhaj theksoi se dy Qendrat e Kompetencës janë objektet më moderne dhe do të punojnë me programet shkollore më moderne në rajon.
Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale, rikujtoi se në ditën e vënies së gurthemelit për të dy shkollat një ka thënë se “ndërtimi i shkollave në shtetin më të ri në Evropë, me popullsinë më të re, ka kuptim”.
“Tё ndёrtohen shkolla nё njё shtet tё ri, me popullatё tё re, ёshtё gjё e mirё. Kjo shkollё ёshtё e veçantë dhe të tilla, ka pak nё tёrё regjion, me standarde evropiane, ndёrsa nxёnёsit qё dalin nga kёtu, mund tё gjejnë punё nё gjithё Evropën”, theksoi ai.
Ambasadori i Norvegjisë, tha se punimet e tёrёsishme, do tё pёrfundojnё nё pranverën e vitit tё ardhshёm, ndërsa falënderoi ata qё kanё kontribuar nё ndërtimin e shkollës.
Ambasadori Sverre Johan Kvale uroi mësimdhënësit dhe nxënësit, duke i porositur po ashtu që t’i shfrytëzojnë maksimalisht, në mënyrë që nga aty të dalin kuadro të aftësuara në mënyrën më të mirë të mundshme për tregun e punës.
I pranishëm në ceremoninë në Qendrën e Malishëvës ishte edhe ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i cili tha se ky ёshtё investimi mё i fuqishëm, nё kёtё pjesё, “tё cilin kurrë nuk e ka pasur Malisheva, e lënë pas dore”. Prandaj, ai iu drejtuar ambasadorit norvegjez, duke i thënë se sot është qytetari mё i dashur pёr malishevasit.
Edhe dy kryetarët e komunave ku janë ndërtuar qendrat, Sami Lushtaku e Isni Kilaj kanë shprehur falënderimet e tyre të jashtëzakonshme për Qeverinë dhe popullin norvegjez, që kanë mundësuar që fëmijët në këto komuna, por edhe nga e gjithë Kosova të kenë mundësi të inkuadrohen edhe në një formë tjetër të arsimit, e cila iu mundëson atyre daljen më të shpejtë në tregun e punës, e që po ashtu për vitet sa do të zgjasë shkollimi i tyre, nxënësit do të mësojnë në objekte shumë moderne.
Ndërtimi i Qendrave të Kompetencës në Skenderaj dhe Malishevë ka kushtuar mbi 15 milion euro, 14 .7 milion prej të cilave kanë qenë donacion i Qeverisë Norvegjeze, ndërsa 1.2 milion euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës.
Objekti i Qendrës në Skenderaj ka afërsisht 9.600 metër katrorë, ndërsa ai i Qendrës në Malishevë, rreth 9.200 metër katrorë. Dizajni i dy ndërtesave është inovativ dhe në përputhshmëri me trendet bashkëkohore të arkitekturës, duke i dhënë prioritet funksionalitetit, efikasitetit në shfrytëzim dhe kursim të energjisë,