Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Nagavci vizitoi Muzeun “Çast”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së bashku me shefen e kabinetit, Bora Shpuza vizituan sot Muzeun “Çast”, në kuadër të Fondacionit Jahjaga, një organizatë joqeveritare e themeluar nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Muzeu “Çast” synon të hedhë dritë mbi historitë personale dhe artefaktet e të mbijetuarve, duke theksuar ndikimin afatgjatë të dhunës seksuale tek individët dhe shoqëria.

Ministrja Nagavci shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativën e Muzeut “Çast”, që është shumë e rëndësishme për të promovuar drejtësinë dhe për të ndihmuar në sigurimin e një paqeje të qëndrueshme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ndërsa, themeluesja e Fondacionit Jahjaga, Atifete Jahjaga, e falënderoi ministren Nagavci për vizitën e saj dhe e vlerësoi mbështetjen për avancimin e shoqërisë kosovare dhe për përballje me të kaluarën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.