Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për vdekjen e kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit të mirënjohur mbarëkombëtar, Ismail Kadare.

Krijimtaria letrare e Ismail Kadaresë, e shprehur përmes një talenti të jashtëzakonshëm dhe të veçantë, është pasuri letrare që i takon  mbarë kombit shqiptar dhe më gjerë.

Vepra e Kadaresë ka qenë e pranishme në Kosovë dhe është bërë pjesë e pandashme e adhuruesve të veprave të mirëfillta të artit, është lexuar, është shkruar dhe është folur për të, është studiuar dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë edhe në të ardhmen.

Ismail Kadare është shkrimtari më i njohur shqiptar dhe autor i përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës, shpeshherë i krahasuar me autorë të përmasave botërore. Fitues i çmimit botëror për letërsinë “Man Booker International” më 2005, çmimit “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe çmimit “Jeruzalem” më 2015 dhe disa herë kandidat për çmimin Nobel në Letërsi.

Kadare lindi në Gjirokastër, ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor, zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, i shquar për prozë, dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit artistik!

Pushoftë në paqen e përjetësisë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.