Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Kelmendi priti në takim përfaqësuesit e HANDIKOS dhe Grupit Hëna / Save the Children

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ka pritur në takim menaxheren e projektit të HANDIKOS-it, Nora Simitçiu, asistenten e projektit të HANDIKOS-it, Arbnora Fetahu, një përfaqësues të Grupit Avokues të Prindërve, si dhe pesë fëmijë nga Grupi Avokues Hëna.

Në këtë takim është diskutuar për angazhimin e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara, metodologjinë e mësimdhënies (planet individuale), terminologjinë në shkolla dhe qasjen infrastrukturore në shkolla.

Gjatë takimit, zëvendësministri Kelmendi theksoi se Ministria e Arsimit është në proces të vazhdueshëm të rishikimit të teksteve shkollore, ku pas gjetjeve eliminohet çdo terminologji diskriminuese për çdo komunitet. Po ashtu, çdo investim infrastrukturor i Qeverisë së Republikës së Kosovës plotëson standardet për qasje nga personat me aftësi të kufizuara.

Kelmendi shtoi se në Strategjinë e Arsimit, si dhe në ndarjet buxhetore, kemi dedikuar buxhet të veçantë për punësimin e asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, me planin për të punësuar 500 asistentë të tillë, dhe procesi i rekrutimit të tyre duhet të realizohet përmes komunave.

Ndërkohë, kryesuesja e Grupit Avokues të Prindërve HANDIKOS, Afërdita Gashi, theksoi se ky grup funksionon në kuadër të HANDIKOS-it, ku avokon dhe lobon për të drejtat e tyre në fushat e shëndetësisë, arsimit, shërbimeve sociale dhe integrimit publik dhe arsimor.

Zotimi i përbashkët ishte për avancimin e bashkëpunimit midis institucioneve dhe organizatave për gjithëpërfshirje në arsim. Është interes shoqëror që asnjë fëmije të mos i mohohet e drejta e shkollimit, pavarësisht aftësive të tij.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.