Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Prezantohet studimi i fizibilitetit të Hidrocentralit Zhur

Prishtinë, 03 qershor 2009 – Sot në Prishtinë është mbajtur prezantimi i studimit të fizibilitetit të hidrocentralit Zhur. Në takim ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, Ministrja e Energjisë dhe Minierave Z. Justina Shiroka – Pula, Ministra tjerë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, si dhe palët e interesuara në zhvillimin e këtij projekti elektroenergjetik.

Kryeministri i Kosovës Z. Hashim Thaçi përgëzoi punën e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave si dhe falënderoj përfaqësuesin e Bankës Botërore Z. Ranjit Nayak për mbështetje që Banka Botërore vazhdon t’i ofroj sektorit të energjisë në Kosovë.
“Ky projekt është me interes të veçantë për Kosovën dhe është në përputhje me Strategjinë e reviduar të Energjisë”, tha kryeministri i Kosovës.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Znj. Justina Shiroka Pula tha se është kënaqësi që ka rastin të prezantojë rezultatet e studimit të fizibilitetit të Hidrocentralit Zhur, në kohën kur shtetet anëtare të BE-së dhe e gjithë bota në përgjithësi është e angazhuar në prodhim të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Ajo tha se Ministria e Energjisë dhe Minierave është e përkushtuar në ndërtimin e kapaciteteve të mjaftueshme energjetike për mbulimin e konsumit vendor. Përkushtimi shtohet edhe më tej duke pasur parasysh ndërtimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtërishme .
Ministrja Pula tha se Hidrocentrali i Zhurit do të kontribuoj në stabilizimin dhe zhvillimin e ofrimit të energjisë në Kosovë. 

Pesë komponentët e detyrës projektuese janë prezantuar nga përfaqësues të kompanisë konsulente “Elektroprojekt” nga Zagrebi. Studimi është financuar nga Banka Botërore në kuadër të Projektit të Asistencës Teknike që Banka Botërore ofron për sektorin e energjisë në Kosovë.

Pas prezantimeve është mbajtur edhe një debat me pjesëmarrësit ku u parashtruan shumë pyetje dhe sugjerime lidhur me projektin për ndërtimin e hidrocentralit në Zhur. “Gjatë muajve në vazhdim Komiteti Drejtues Ndërministrorë i HC Zhur do të paraqet planin kohorë dhe hapat konkret për implementimin e këtij projekti përmes kyçjes të kapitalit privat” tha Ministrja e Energjisë dhe Minierave.
Prezantimet në ndikimin social të  hidrocentralit si dhe në ambient dhe potenciali financiar dhe ekonomik janë bërë nga Elektroprojekt Consulting Staff. 

Hidrocentrali i Zhurit ndodhet në jug-perëndim të komunave të Prizrenit dhe Dragashit, dhe mbledh rrymë nga Drin i Bardhë. Hidrocentrali ka kapacitet 305 megavat, me një prodhim mesatar vjetor të 400 gigavat në orë, që transferohet në furnizimin energjik të Kosovës nëpërmjet linjave të transmetimit.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.