Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Pula vizitoi kompleksin “Trepça” me ç’rast u nënshkruan 3 memorandume

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula e shoqëruar nga zv/ministri Blerim Rexha dhe zv/ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Emin Krasniqi ka vizituar Kompleksin “Trepça” me ç’rast me drejtorin e kësaj kompanie, Ferat Shala ka nënshkruar tre memorandume mirëkuptimi.

Memorandumi i parë mirëkuptimi është nënshkruar nga Ministrja Pula, zv/ministri Krasniqi dhe drejtori i “Trepçës” Shala që për objekt kishte ndërtimin e Muzeut të Kristaleve në Mitrovicë.

Memorandumi i dytë u nënshkrua nga ministrja Pula dhe drejtori i Trepçës Shala ndërsa objekt i saj ishte qasja në gjeodatabazë dhe GIS, dhe

Memorandumi i tretë u nënshkrua nga zv/ministri Rexha dhe drejtori i Trepçës Shala që për objekt kishte ndarjen e bursave për studentë.

Pas nënshkrimit të memorandumeve, ministrja Pula tha se ky akt tregon përkushtimin e Qeverisë respektivisht Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) për të ndihmuar këtë kompani që dikur ishte krenaria e Kosovës.

Ministrja Pula tha se këto memorandume do të jenë vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë në funksion të zhvillimit dhe mbrojtjes së aseteve kombëtare siç është Kompleksi “Trepça”.

Nga ana tij, zv/ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Emin Krasniqi tha se marrëveshjet një fjalë tregojnë qasjen e re të Qeverisë sa i përket mbështetjes së kompanive me rëndësi të veçantë për vendin.

Drejtori i Kompleksit “Trepça”, Ferat Shala duke falënderuar Ministrinë e Energjisë dhe Minierave tha se është optimist për të ardhmen e  kompanisë që drejton duke pas para sysh mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai pohoi se çdo mbështetje për “Trepçën” do të jetë një hap drejt konsolidimit ekonomik të vendit. Memorandumet që nënshkruhen në kuadër të Javës së Minatorëve, që këtë herë po mbahet nën patronatin e kryeministrit tregojnë më së miri përkushtimin e Qeverisë.

Pas ceremonisë së nënshkrimit të memorandumeve, drejtori i “Trepçës” Shala ka shoqëruar ministren Pula në vizitën e Fabrikës së Baterive për pajisje elektronike e cila deri më tani nuk është funksionalizuar asnjëherë përkundër instalimit të aparaturës së re që në vitet e 90-ta. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.