Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MEM promovon shfrytëzimin e energjisë solare në QKUK

Prishtinë, 13 shkurt 2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi kanë inauguruar në Klinikën e Pediatrisë projektin “Promovimi i shfrytëzimit të energjisë solare” i cili mundëson  furnizimin me ujë të ngrohtë sanitar të dy klinikave të QKUK-së, përmes energjisë diellore.

Me këtë rast të pranishëm ishin edhe Jusuf Ulaj, Drejtor i QKUK, Murat Zejnullahu, Drejtor i Klinikës Pediatrike.

Ministrja Pula ka thënë me këtë rast k thënë se ky projekt është komfor kërkesave të Bashkimit Evropian, për shfrytëzimin maksimal të burimeve të ripërtërishme të energjisë me të cilat disponon Kosova, siç janë hidroenergjia, energjia diellore, energjia e erës, format e ndryshme të biomasës etj.

“Projekti “Promovimi i shfrytëzimit të energjisë solare” mundëson  furnizimin me ujë të ngrohtë sanitar të mbi 400 pacientëve dhe të personelit mjekësor ne këto dy klinika, në temperaturën 38 gradë Celsius, janë instaluar 47 panele diellore me rreth 100 metra katrorë”, tha ministrja.

Ministra Pula ka bërë të ditur se sipas përllogaritjeve të përafërta, përfitimi në terma energjetik si rezultat i shfrytëzimit të paneleve diellore të vendosura në këto dy klinika do të jetë kursimi i energjisë në sasinë prej rreth 70 MWh në vit.

Ndërkaq, ministri Gashi tha se ky investim është mjaft i rëndësishëm për klinikat në fjalë, ngase siguron ujë të ngrohtë sanitar për pacientët dhe stafin aq i nevojshëm për institucionet shëndetësore. Ai ka mirëpritur angazhimin e MEM-it për të ndihmuar të shëndetësisë.

Nga ana tij, drejtori i QKUK-së, Jusuf Ulaj duke falënderuar MEM-in ka vlerësuar projektin si ndihmë të madhe për klinikat e Pediatri dhe
Neonatologji.

Ai tha se ky projekt ka përfitime të dyfishta për QKUK, uji i ngrohtë dhe kursimi i shpenzimeve të energjisë.

Panelet diellore të instaluara në QKUK, në katër muajt e ngrohtë të vitit (maj, qershor, korrik,, e cila sasi e ujit do të mund të deponohet në rezervoarët me kapacitet 4000 litra dhe 3500 litra. gusht dhe shtator) pritet ta ngrohin tërë sasinë e nevojshme të ujit sanitar në bojlerat solarë me kapacitet vëllimor 4000 litra (për klinikën e Pediatrisë) dhe 3500 litrash (për klinikën e Neonatologjisë).

Panelet e instaluara diellore i përkasin prodhuesit gjerman me renome REHAU dhe fuqia e tyre absorbuese energjetike është mbi 500 kWh/metër katror në vit.

Projekti “Promovimi i shfrytëzimit të energjisë solare” në klinikat Pediatri dhe Neonatologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u realizua me investimin e Ministrisë të Energjisë dhe Minierave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.