Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MEM promovon investimet në Frakfurt

Frankfurt, 29 nëntor 2008 – Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në “Forumin e parë ekskluziv të investitorëve”, që u mbajt më 28 nëntor në Frankfurt të Gjermanisë  me iniciativë të ndërmarrësve  kosovarë, respektivisht “EU – Business Center”.

Në këtë forum, përveç zv/ministrit Rexha, këshilltarëve të MEM-it, Bedri Dragusha e Faik Nahi,, zëvendës i të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kosovës në Berlin. mori pjesë edhe Islam Spahija

Qëllimi i këtij forumi ishte promovimi i investimeve në Kosovë në sektorin e energjisë, e posaçërisht në energjinë e ripërtëritshme dhe biomasë.

Zv/ministri Blerim Rexha me këtë rast ka bërë një prezantim në përgjithësi për gjendjen e sektorit të energjisë në Kosovë. Këshilltari Faik Nahi prezantoi Projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa Bedri Dragusha foli për mundësitë e investimeve nga investitorë të huaj, me theks të posaçëm, legjislacionin dhe infrastrukturën në Kosovë.

Në kuadër të këtij forumi, kompania “Clyvia” ka prezantuar metodat e reja të përpunimit të vajit dhe mbeturinave.

Ndryshe në këtë forum është shprehur interesimi që saldatorë nga Kosova të shkollohen në Gjermani. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.