Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zv. Ministri Blerim Rexha merr premtime nga Qeveria Gjermane për të ndihmuar sektorin e Energjisë

Prishtinë- 7 maj 2009 – Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave Dr. techn Blerim Rexha, ka pritur një delegacion gjerman të kryesuar nga  Friederike Karcher, zyrtare për Kosovën në Ministrinë Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik, që po viziton këto ditë Kosovën.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i palës gjermane i projekteve që janë parashikuar të mbështesin fushën  energjetike të Kosovës  nga Qeveria Gjermane në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror për këtë vit .Në takim gjithashtu është biseduar edhe për projektet prioritare edhe për vitin 2010. Me këtë rast zv.ministri Rexha, ka informuar   palën gjermane për progresin e shpejte qe po shënon  Kosova në  plotësimin e infrastrukturës ligjore, e cila po përgatit  Kosovën që në afate të shpejta të  tërheq investime të konsiderueshme private në sektorin energjetik. “Ne i jemi falënderues Qeverisë Gjermane  për mbështetjen mjaft të madhe me investime dhe asistencë teknike që po bënë në Kosovë tash e dhjetë vjet “, është shprehur Rexha.

Ndërsa, Friederike Karcher zyrtare për Kosovën në Ministrinë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik e ka informuar zv.ministrin Rexha se Qeveria gjermane ndër prioritetet e para për mbështetje e ka  sektorin e energjisë në Kosovë për këtë vit “ Qeveria gjermane në këtë vit fillimisht do të financoj studime të  projekteve  në fushat e ngrohjes së disa qyteteve dhe ato për rritjen e eficiences së energjisë” ka thënë Karcher.

Ndryshe, në takim të dyja palët janë dakorduar që të punohet bashkërisht në përgatitjen e Projekt propozimeve  konkrete, ndër të cilat fusha  e eficiences së energjisë dhe burimeve e ripërtëritshme. Ndërkaq , përgatitja e përbashkët me shtetin gjerman  në fushën e efiçencës është vlerësuar në takim se do të arrij që Kosova  të përmbush obligimet të rëndësishme që ka ndaj Traktatit të Komunitetit  të Energjisë si nënshkruese e këtij Traktati. Ndryshe  Karcher në këtë takim është shoqëruar nga zyrtarë të KFW-së ,GTZ  dhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.