Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Kosova në rrugë të mirë në përmbushjen e obligimeve ndaj TKE-së

Prishtinë, 8 Maj  2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave është mbajtur takim me përfaqësues të Traktatit të Komunitetit të Energjisë(TKE) Simon Uzunov dhe Roland Matous . Takimi është mbajtur me qëllim të shqyrtimit të progresit të arritur në Kosovë në gjashtëmujorin e fundit  në  realizimin e obligimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Me këtë rast zv.ministri i Energjisë Blerim Rexha, i ka siguruar përfaqësuesit e TKE-së, se angazhimi i Institucioneve të Kosovës në veçanti MEM-i po punon seriozisht  në përmbushjen e  obligimeve që dalin nga TKE  “ Ju siguroj se MEM, është i angazhuar seriozisht që të përmbush obligimet që dalin nga TKE në mënyrë që të hapërojmë sa më shpejt drejt synimeve tona që është Bashkimi Evropian (BE)”, ka thënë Rexha.

Temë e takimit gjithashtu ka qenë shërbimi  për konsumator dhe mbrojtje e tyre si dhe energjia e   e ripërtritshme. Përfaqësues nga TKE më këtë rast janë informuar për të arriturat e Kosovës kundrejt përmbushjes së obligimeve që dalin nga TKE me ç’rast është vlerësuar se 6 mujori i fundit është i suksesshëm në këtë rrugëtim. 

Nga ana tjetër, Simon Uzunov është shprehur i kënaqur me të arriturat në fushën e energjisë elektrike me angazhimin e institucioneve të Kosovës në përmbushjen  e obligimeve që dalin nga TKE . Në takim gjithashtu kanë marr pjesë përfaqësues nga KOST-i , ZRrE dhe KEK-u. Ndryshe takimi është organizuar nga Zyra për Integrime Evropiane në MEM.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.