Prishtinë, 19 shkurt 2009 – Ndryshimet në energjetikë kanë ndodhur. Ky ka qenë konstatimi I Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për gjendjen në sektorin e energjisë gjatë një konferencë të përbashkët me ministren e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Pula – Shiroka.
Ai tha se gjendjen energjetike të cilën e ka gjetur Qeveria që drejton në energji ka qenë një gjendje e rëndë kaotike me pak shpresë për ndryshime, por ndryshimet kanë ndodhur duke iu referuar rritjes së prodhimit për 5 % në vitin 2008 krahasuar me vitin 2007.
Thaçi potencoi ngritjen e inkasimit gjatë vitit 2008 në rreth 135 milionë euro, krahasuar me vitin 2007, që është rreth 8.26 %, ose 21 milionë euro më shumë. Rritjen e prodhimit të qymyrit, në 17 % më shumë krahasuar me vitin 2007. Ndërsa humbjet në sektorin e energjisë janë zvogëluar për 6 %, nga 47 në 41 %.
”Dua të theksoj se viti 2008 në sektorin e energjisë ka qenë viti më i suksesshëm në periudhën e Kosovës së pasluftës. Gjithashtu dua të konfirmoj se edhe pse ka ndodhur një rritje nga 30 deri në 35 % me furnizim të energjisë elektrike, sivjet tanimë veç është vendosur të fillojë edhe projekti i energjisë elektrike, projekti i Kosovës së Re, ky që do të sigurojë për Kosovën 24 orë energji elektrike,” ka thënë kryeministri Thaçi.
Sa I përket zgjedhjes së drejtorit të KEK-ut ai tha se Bordi i ri do të merr vendimet e duhura për udhëheqje të KEK-ut.
Nga ana saj, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula-Shiroka ka thënë se është bërë një analizë që nga viti 2000, dhe në kuadër të kësaj analize shihen parametrat dhe çdo vit ka rritje nga 10 deri në 12 %,, konsumit, faturimit dhe prodhimit të qymyrit. Ajo ka vënë në dukje se është importuar më pak energji elektrike sesa në vitin e kaluar, apo në mjete financiare ka qenë 51 milionë euro. duke filluar prej prodhimit
Ministrja Puka ka sqaruar pozicionin e Qeverisë sa i përket përcaktimit të çmimit të energjisë. “Çmimin nuk e përcakton qeveria, por Zyra e Rregullatorit në bazë të një përllogaritje të metodologjisë ndërkombëtare,, ka thënë ajo, duke shtuar se çmimi i energjisë duhet të mbulojnë koston e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë. pra sipas kërkesë që parashtron KEK-u dhe KOSST-I”
Numri një i energjetikës së Kosovës ka thënë se ende nuk kanë marrë zyrtarisht kërkesa se sa do të jetë rritja e energjisë elektrike, prandaj është ende herët të flitet se cila do të jetë tarifa apo çmimi i energjisë elektrike.
Ministrja ka potencuar edhe borxhin aktual ndaj Korporatës Energjetikë të Kosovës që arrin në 310 milionë euro, nga të cilat 120 milionë nga enklavat serbe.