Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Shoqata e të verbërve të Kosovës i ndan mirënjohje ministres Pula

Prishtinë, 18 dhjetor 2008 – Të enjten Shoqata e të Verbërve dhe me të pamur të dobësuar të Kosovës  kanë vizituar Ministren e Energjisë dhe Minierave (MEM) Justina Shiroka Pula me ç’rast  i kanë ndarë një mirënjohje për ndihmën që ministrja  Pula i ka ofruar kësaj kategorie  që  nga ardhja e saj në  krye të MEM-it.

Me këtë rast ministrja Pula i ka falënderuar drejtuesit e Shoqatës së të Verbërve, duke i siguruar  se ndihma për ta do të vazhdojë edhe në të ardhmen “Kam kënaqësinë që takohem me ju po ashtu ju siguroj se ndihma ime për ju do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Ju jeni pjesë e  rëndësishme e shoqërisë sonë prandaj edhe duhet të trajtoheni të tillë“, ka thënë ministrja Pula.

Nga ana tjetër Bujar Kadriu kryetar i Shoqatës së të Verbërve dhe me të Pamur të Dobësuar ka falënderuar ministren Pula për ndihmën e dhënë, e cila ka qenë një ndihmesë e madhe për ta. Ndërsa, Mexhit Foniqi  Drejtor Ekzekutiv i  kësaj Shoqate  ka pohuar se ndihma që ka dhënë ministrja Pula ka bërë që të verbëritë të ndihen pjesë e shoqërisë, duke pohuar se trajtime të tilla janë të pakta “ Trajtimi që na keni bërë ju si ministre është ndër trajtimet e rralla që na bëhet,  kjo tregon përkushtimin që keni ndaj të gjithëve si qytetar të Kosovës pa bërë dallime. Ju na keni bërë të ndihemi se vërtetë jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe si të tillë i nevojitemi“ ka pohuar Foniqi.

Ndryshe, MEM ka dhënë ndihma konkrete për Shoqatën e të Verbërve dhe me të Pamur të Dobësuar duke siguruar derivate për transportin e tyre, ndërsa u është  ndarë edhe një  kompjuter.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.