Pjesë e delegacionit slloven ishin edhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Sllovenisë dhe kompanive të ndryshme si: Vekoslav Koroshec, Oda Ekonomike e Sllovenisë, Matjazh Janezhiq, Holding Elektrana e Sllovenisë, Urosh Mikosh – Komapian IBE, Boshtjan Strmqnik, Korona Power Engineering dhe Kreshimir Bakiq, ELES.
Ministrja Pula ka prezantuar para delegacionit slloven politikat e Qeverisë së Kosovës sa i përket fushës së energjisë dhe minierave dhe projektet kapitale tashmë në zhvillim, mes të cilave Termocentralin “Kosova e Re” dhe Hidrocentralin e Zhurit, si dhe projekte tjera të energjisë së ripërtërishme.
Me këtë rast, Ministrja Pula i ka propozuar Sekretares së Ministrisë së Ekonomisë të Sllovenisë nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe minierave, gjë që është mirëpritur nga pala sllovene.
“Duke njohur eksperiencën sllovene, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim në fushat përkatëse duke krijuar të gjitha kushtet ligjore për investitorët potencialë nga Sllovenia dhe memorandumi do t’i hapte rrugën këtij bashkëpunimi”, tha ministrja Pula.
Nga ana e saj, Sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë të Sllovenisë, Darja Radiq, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, ka thënë se Sllovenia ka eksperiencë të mirë në fushën e energjetikës, sidomos në politikat e energjisë dhe këtë eksperiencë është e gatshme ta bartë në Kosovë.
Më pas të dy delegacionet kanë shkëmbyer informata lidhur me projektet aktuale të Kosovës në fushën e energjisë me theks të veçantë TC “Kosova e Re” dhe Hidrocentralet, me ç’rast pala sllovene ka prehur interesimin e saj për projektet në fjalë.