Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Pula ndan 8 Marsin me gratë e Krushës së Madhe

Prishtinë, 8 Mars 2009 – Me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM) Justina Shiroka Pula e shoqëruar nga një delegacion i grave të MEM-it, kanë  vizituar gratë e fshatit Krushë e Madhe që kanë familjar të vrarë dhe të zhdukur si dhe  mësueset e këtij fshati. Me këtë rast Ministrja  Pula i ka siguruar ato që institucionet e vendit nuk i kanë harruar ato dhe se dhimbja e tyre për familjarët e pagjetur është edhe dhimbje e të gjithëve.

“Konfirmoj se institucionet e vendit nuk e kanë harruar brengen që keni. Unë si Ministre ndihem mirë që këto dy data po i shënoj në mesin tuaj në mënyrë që brengat, por edhe gëzimet t’i ndajmë se bashku “ ka thënë Pula më këtë rast.

Ministrja Pula duke i nderuar këto gra u ka ndarë nga një dhuratë atyre, të cilat i ka uruar që në festat e ardhshme të ketë lajme më të mira nga ky fshat aq i prekur nga lufta e fundit në Kosovë . “ Kemi nderin dhe respektin e madh të jemi në mesin tuaj. Ju i dhatë shumë Kosovës dhe nuk kursyet asgjë për lirinë e vendit. Neve na mbetet tu respektojmë për atë që bëtë ju nëna të dëshmorëve, ju gratë që po i rritni jetimët po e rritni ardhmërinë e Kosovës “, është shprehur Pula.

Ndërsa, përfaqësuesja e Shoqatës “ Gratë e veja “ nga  Krusha e Madhe Fahrie Hoti ka falënderuar ministren Pula për vizitën që u ka bërë grave të këtij fshati pikërisht në këto dy data kur atyre u duhet përkrahja që të mos ndihen të vetmuara “ Fytyrat e buzëqeshur e këtyre nënave, mësueseve tregon për respektin dhe nderin që na ka bërë ministrja Pula, të cilën e falënderojmë shumë për vëmendjen që ka treguar ndaj neve “ ka thënë Hoti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.