Prishtinë, 22 prill 2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) sot u zhvillua takimi i punës me misionin e Sekretariatit të Traktatit për Komunitetin e Energjisë (TKE) me qendër në Vjenë.
Qëllimi i takimit ishte informimi dhe vlerësimi i progresit të Kosovës në realizimin e obligimeve të Traktatit për Komunitetin e Energjisë. Z. Alfred Shchuch, ekspert për fushën e gazit, draft ligji i të cilit aktualisht ndodhet në shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.
Ndër të tjera në këtë takim është biseduar për çështjet e sigurisë së furnizimit me energji dhe burimet e energjisë së ripërtërishme. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e KEK-ut, KOSTT-it dhe ZRRE-së.
Pas takimit, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula priti z. Alfred Schuch dhe ritheksoi angazhimin maksimal të Kosovës drejt integrimeve rajonale dhe evropiane në fushën e energjisë.
Schuch në emër të Sekretariatit të TKE-së, falënderoi ministren për mbështetjen që personalisht i ofron në vazhdimësi procesit të plotësimit të obligimeve të Kosovës në kuadër të TKE-së.