Prishtinë- 7 maj 2009 – Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave Dr. techn Blerim Rexha, ka pritur një delegacion gjerman të kryesuar nga Friederike Karcher, zyrtare për Kosovën në Ministrinë Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik, që po viziton këto ditë Kosovën.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i palës gjermane i projekteve që janë parashikuar të mbështesin fushën energjetike të Kosovës nga Qeveria Gjermane në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror për këtë vit .Në takim gjithashtu është biseduar edhe për projektet prioritare edhe për vitin 2010. Me këtë rast zv.ministri Rexha, ka informuar palën gjermane për progresin e shpejte qe po shënon Kosova në plotësimin e infrastrukturës ligjore, e cila po përgatit Kosovën që në afate të shpejta të tërheq investime të konsiderueshme private në sektorin energjetik. “Ne i jemi falënderues Qeverisë Gjermane për mbështetjen mjaft të madhe me investime dhe asistencë teknike që po bënë në Kosovë tash e dhjetë vjet “, është shprehur Rexha.
Ndërsa, Friederike Karcher zyrtare për Kosovën në Ministrinë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik e ka informuar zv.ministrin Rexha se Qeveria gjermane ndër prioritetet e para për mbështetje e ka sektorin e energjisë në Kosovë për këtë vit “ Qeveria gjermane në këtë vit fillimisht do të financoj studime të projekteve në fushat e ngrohjes së disa qyteteve dhe ato për rritjen e eficiences së energjisë” ka thënë Karcher.
Ndryshe, në takim të dyja palët janë dakorduar që të punohet bashkërisht në përgatitjen e Projekt propozimeve konkrete, ndër të cilat fusha e eficiences së energjisë dhe burimeve e ripërtëritshme. Ndërkaq , përgatitja e përbashkët me shtetin gjerman në fushën e efiçencës është vlerësuar në takim se do të arrij që Kosova të përmbush obligimet të rëndësishme që ka ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë si nënshkruese e këtij Traktati. Ndryshe Karcher në këtë takim është shoqëruar nga zyrtarë të KFW-së ,GTZ dhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë.