Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takohet Komitetit Drejtues i projektit TC “Kosova e Re”

Prishtinë, 09 nëntor 2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM), sot është mbajtur takimi i anëtarëve të Komitetit Drejtues të projektit Kosova e Re nën udhëheqjen e Ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ku të pranishëm ishin edhe Ministrat tjerë të Qeverisë së Kosovës dhe kryesues të rregullatorëve të pavarur për Miniera dhe Energji, ku u diskutua rreth zhvillimeve lidhur me projektin Kosova e Re.

Diskutimet janë përqendruar në analizën e zbatimit të projektit pas tërheqjes së dy ofertuesve për shkak të përkeqësimit të gjendjes në ekonominë globale që ka shkaktuar kufizimin e vëllimit dhe kostos së mjeteve financiare që janë në dispozicion për realizimin e projekteve të tilla. Në takim u theksua se është me rëndësi që këta faktorë të merren parasysh në kontekstin e vazhdimit të transaksionit dhe përmbylljen me sukses të këtij projekti.    

Pas analizës së bazës ligjore nga këshilltarët ligjorë të projektit është vërtetuar se projekti mund të vazhdojë edhe me dy ofertues. Megjithatë, u tha në takim se është e domosdoshme që të vlerësohet nëse kjo paraqet mënyrën dhe procesin më të mirë për të nxjerrë përfitime maksimale për Kosovën.  

Në fillim të javës së  ardhshme, më 17 nëntor 2009, do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, USAID, Komisionit Evropian dhe pjesëmarrësve të tjerë në këtë proces. Në këtë takim këshilltarët e transaksionit pas analizave të bëra do t’i rekomandojnë Komitetit Drejtues opsionin optimal për projektin i cili mund të zbatohet me sukses dhe në afatin sa më të shkurtë. Rekomandimi dhe vendimet e mundshme do të bazohen në zbatueshmërinë e projektit në kushtet aktuale të ekonomisë globale; synimet e Strategjisë së Energjisë 2009-2018 (dokument i aprovuar nga Qeveria e Kosovës ditë më parë) dhe maksimalizimin e përfitimeve për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.