Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përurohet Laboratori i parë Gjeologjik

Mitrovicë, 28 dhjetor 2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina  Shiroka Pula  e shoqëruar nga rektori i UP-së, Mujë Rugova,  dekani  i Fakultetit Xehtaro-Metalurgjik (FXM), Izet Zeqiri dhe drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Azem Rexhaj, në ambiente të FXM-së në Mitrovicë, kanë  përuruar të hënën Laboratorin  e parë Gjeologjik,  për hulumtime të kualitetit të shkëmbinjve dhe mineraleve. 

Me këtë rast Ministrja e Energjisë dhe Minierave ka vlerësuar se laboratori Gjeologjik do të ndihmoj në ngritjen e cilësive si dhe kontrollin e materialeve të cilat ky laborator arrin ti analizoj . Ajo ka përgëzuar të pranishmit për interesimin e tyre që pikërisht kjo fushë të avancohet. Me këtë rast  dekani i këtij fakulteti, Izet Zeqiri, tha se ky laborator është fryt i bashkëpunimit në  mes të UP-së, përkatësisht FXM-së dhe KPMM-së.

 “Ngritja e këtij laboratori është i një rëndësie të veçantë për këtë fakultet, meqë në të do të kryhen ushtrimet laboratorike për një numër të madh të studentëve për një numër të madh të lëndëve mësimore të departamentit të gjeologjisë dhe departamenteve të tjera”.

Sipas tij, funksionalizimi i këtij laboratori në këtë kohë kur është riaktivizuar Instituti si njësi për kërkime shkencore, ai fiton një rëndësi të madhe në punën shkencore dhe hulumtuese që mund të bëj personeli akademik duke përdorur pajisjet laboratorike edhe në shërbim të investimeve kapitale të cilat nuk do të ndalojnë në Kosovë.

“Jemi në fazën kur hulumtimet gjeologjike të kryera në Kosovë të analizohen në këtë laborator që të kemi një pasqyrë më reale për pasuri minerale dhe ndërtimore që ka Kosova”.

Dekani Zeqiri tha se pa pajisjet e këtij laboratori do të ishte e pamundur përcaktimi i vetive fiziko-ndërtimore dhe petrologjike të mineraleve të lëndëve të para në industrinë ndërtimore. Ai theksoi se në të do të avancohet puna shkencore dhe hulumtuese e studentëve dhe mësimdhënësve të FXM-së. Zeqiri sqaroi se ky është laboratori i parë i këtij lloj në rajon dhe ka një rëndësi të veçantë për Kosovën. “FXM dhe Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara (FSHTA), falë mirëkuptimit dhe  marrëveshjeve të lidhura me menanxhmetin e Trepçës, veprimtarinë e vet shkencore  dhe mësimore  që nga viti 2004 e zhvillon në lokalet e Kompleksit “Trepça”.

Në këtë mënyrë duke pasur parasysh se tani fakulteti punon dhe vepron në kushte më të  mira dhe marrë parasysh perspektivën e shfrytëzimit të vendburimeve nëntokësore dhe sipërfaqësore në Kosovë, është shtuar interesimi për regjistrim në fakultet”, tha ai, duke shtuar se në pesë vitet e fundit në vitin e parë të studimeve për çdo vit regjistrohen nga 300 studentë. Ai tha se këtë vit 30 studentë janë regjistruar për master, përderisa 20 të tjerë janë duke vijuar studimet për doktoraturë.

Ndërsa, drejtori i KPMM-së, Azem Rexha, tha se ka projekt ka nisur në vitin 2004 dhe ka kushtuar 360 mijë euro. Sipas tij, qëllimi kryesor ka qenë krijimi i kushteve për kërkime shkencore dhe është vendosur që laboratori të vendoset në FXM. Ndryshe  ky laborator kryen analizat respektivisht cilësinë e shkëmbinjve në veçanti llojin i cili përdoret  për asfaltimin e rrugëve. Ndërsa hapja e këtij Laboratori është mundësuar me mjete të  Qeverisë së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.