Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Delegacioni i Misionit Ekonomik Francez vizitoi MEM-in

Prishtinë, 28 janar 2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ka pritur sot një delegacion të Misionit Ekonomik Francez për rajonin e Ballkanit të udhëhequr nga Shefi i Shërbimit Ekonomik Rajonal, Paul Hunsinger dhe Atasheun Ekonomik, Jean Marie Bellat.

Temë diskutimi i këtij takimi ishin zhvillimet në sektorin e energjisë dhe minierave në Kosovë, projektet aktuale dhe planet për të ardhmen.

Përfaqësuesit e Misionit Ekonomik Francez janë interesuar të dinë më shumë për procesin e ngritjes së kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë, privatizimin e aseteve të KEK-ut dhe gjendjen e sektorit minerar, përkatësisht kompleksin Trepça.

Nga ana saj, Ministrja Pula ka njoftuar ata me progresin e arritur gjatë vitit 2008 dhe nismat e Qeverisë së Kosovës për të reformuar dhe ristrukturuar sektorin energjetik.

“Puna për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga linjiti po vazhdon në kuadër të projektit për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Brenda vitit 2009 parashikojmë të përzgjedhim investitorin, ndërsa nga mesi i vitit 2010 të përmbyllim marrëveshjet financiare”, ka thënë Ministrja Pula. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se Qeveria vëmendje të veçantë do t’i kushtojë investimeve private në ndërtimin e hidrocentraleve”-tha ajo.

Ministrja Pula ka potencuar si prioritete edhe integrimet rajonale të sistemit energjetik të Kosovës në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe rritjen e efiçiencës së energjisë.

Sa i përket sektorit minerar, Ministrja Pula ka thënë se Qeveria është duke kompletuar kuadrin ligjor për të ristrukturuar këtë sektor, për ta përgatitur atë për investimet e mundshme. 

Ministrja Pula ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM)për bashkëpunim të ngushtë dhe të hapur duke mirëpritur asistencën e Qeverisë Franceze dhe mbështetjen me projekte konkrete.

Përfaqësuesit e Misionit Ekonomik Francez për Rajonin e Ballkanit kanë thënë se të gjitha informacionet e marra do t’i përcjellin në Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Jashtme të Francës dhe investitorët francez në mënyrë që ata të kenë informatat e duhura për mundësinë e investimeve në sektorin e energjisë dhe minierave të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.