Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Divizioni i Sizmologjisë (MEM) regjistron tërmetin e Shqipërisë

Prishtinë, 7 shtator 2009- Më 06 shtator 2009, në ora 23 e 49 minuta, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Divizionit të Sizmologjisë në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave të Republikës së Kosovës, regjistruan tërmet në Shqipëri.

Tërmeti kishe epiqendrën 45 km në veri-lindje të Elbasanit dhe 13 km në jug-perëndim të Dibrës. Magnituda e tërmetit ishte 5.4 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VI-VII ballë sipas MCS-64.

Tërmeti është ndier edhe në pjesën juglindore të territorit të Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në thellësinë e hipoqendrës, tërmeti në territorin e Republikës së Kosovës nuk ka mundur të shkaktojë dëme materiale, ndërsa në epiqendër kishte dëme materiale,  mu për shkak të thellësisë së vogël të hipoqendrës (2 km).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.