Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Është funksionalizuar nënstacioni i ri i energjisë elektrike Ferizaj 3

Ferizaj, 23.01.2025 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se sot është funksionalizuar nënstacioni i ri i energjisë elektrike Ferizaj 3.

Ministrja Rizvanolli tha se inaugurimi i këtij nënstacioni është një hap i rëndësishëm që mundëson furnizim të sigurt dhe të besueshëm me energji elektrike për qytetarët në rajonin e Ferizajt.

“Ky investim jo vetëm që do të mundësojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm për më shumë se dymbëdhjetëmijë konsumatorët, gjithashtu do të mbështes një zhvillim të qëndrueshëm të zonës dhe do të krijojë mundësi të reja për rritjen e sektorëve të ndryshëm ekonomik”, tha Rizvanolli.

Inaugurimi i nënstacionit në Zonën Industriale në Ferizaj, i cili është me kapacitet prej 110/35/10(20) kV Ferizaj 3, do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm për banorët dhe ekonominë e zonës së Ferizajt, Brezovicës, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Shtimes.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.