Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Fjala e Ministres Justina Shiroka Pula në Konferencën Kosova dhe Ndryshimet Klimatike

DO TA RUAJMË MJEDISIN TONË

 
Prishtinë, 28 prill 2009 –  Është kënaqësi e veçante për mua qe në  emër të  Ministrisë  së  Energjisë  dhe Minierave, të  ju uroj mirëseardhjen dhe qëndrim te këndshëm në  Prishtinë  miqve nga jashtë  pjesëmarrës ne këtë Konferencë ndërkombëtare.

Ndryshimet klimatike të  cilat po i përjeton globi ynë këto dekadat e fundit përbejnë shqetësim serioz për të  gjithë vendet, të  mëdhenj e të  vegjël, të  industrializuar apo në  zhvillim. Këto ndryshime përbë janë një nga sfidat më të mëdha që  has njerëzimi në  kohë n e sotme.

Efektet negative të  ndryshimeve aktuale klimatike, nëse këto të  fundit nuk përmbahen me kohë , mund ta çojnë globin jo vetëm në  situata klimatike negative të  pakthyeshme, por edhe të  shkaktojnë probleme sociale me kosto shumë  herë  më  të  lartë  se ato që  nevojiten për ta përmbajtur vetë ndryshimin klimatik. Janë këto arsyet kryesore që  po preokupojnë gjithnjë dhe më  shumë  shtetet nëpër të  gjitha kontinentet. Kohë t e fundit po shohim se edhe administrata e re në SHBA ka marre një qasje krejt tjetër ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar për trajtimin e çështjeve që lidhen me ngrohjen globale dhe faktorët që  mendohet se shkaktojnë atë.

Duket se kjo qasje është pak a shumë e ngjashme me atë të  Bashkimit Evropian. Pozicion mjaft përkrahës pritet edhe nga vende të  tjera të  mëdha si Kina, India dhe Australia. Pra, ka shume gjasa që  një epokë  e re e bashkëpunimit ndërkombëtar të  filloje pas vendimeve që  do të  merren në  takimin e nivelit të  lartë  mbi ndryshimet klimatike që  do të  mbahet nga fundi i këtij viti në  Danimarkë .

Po Kosova? Ku jemi ne? Cilat sfida na presin?

Edhe pse një vend i vogël, Kosova ka pjesën dhe rolin e saj ndaj ndryshimeve klimatike. Kosova është maksimalisht e angazhuar ndaj integrimeve Evropiane dhe ndërkombëtare, gjë që  do te thotë se Kosova mbështet edhe çdo nisme ndërkombëtare për të  sfiduar ngrohjen e pakontrolluar globale. Dihet se një nga shkaktarë t e mëdhenj të  ngrohjes globale është rezultat i aktiviteteve të  sektorit energjetik, sidomos përdorimit të  qymyreve për prodhimin e energjisë elektrike. Në  këtë aspekt Kosova ka impaktin e vet sepse gjenerojmë dhe do të vazhdojmë të  gjenerojmë edhe ne të  ardhmen energji elektrike kryesisht prej linjitit. Por Kosova do ta bën këtë në  mënyrë te përgjegjshme, pra në  mënyrën më  të  pastër që  mundësohet nga teknologjitë me bashkëkohore që  ekzistojnë. Kështu do të  ruajmë mjedisin, do të  respektojmë normat e BE-se sa i takon emetimeve nga centralet termoelektrike dhe aktivitete tjera në  sektorin energjetik, dhe do të  marrim pjesë  aktive në  marrëveshjet e ardhshme ndërkombëtare për ndryshimet klimatike. Jemi te përgjegjshëm se kjo do ta këtë koston e saj, dhe Kosova do ta bart barrën që  i takon në  këtë aspekt.

Agjenda e kësaj Konference dy ditore është mjaft relevante dhe e ngjeshur. Do të  informohemi dhe do të  paraqiten eksperienca dhe sfidat ndërkombëtare dhe vendore që  lidhen me ndryshimet klimatike. Unë dëshiroj të shfrytëzoj prezencën në  këtë Konferencë të  përfaqësuesve të  Bankës Botërore, Komisionit Evropian, UNDP-së , KFW -së , etj. Për të  sensibilizuar edhe një herë  institucionet që  ata përfaqësojnë mbi nevojat e Kosovës për mbështetje teknike dhe financiare për realizimin e disa projekteve prioritare që  lidhen kryesisht me ngritjen e sistemeve për monitorimin e emetimeve të  gazeve dhe mbetjeve të  tjera të  lëngëta e të  ngurta që  dëmtojnë mjedisin.

Buxheti i Kosovës është i kufizuar dhe nuk mund ti përballon të  gjitha nevojat në  këtë drejtim, por ma dyshim që  Qeveria do të  vazhdojë  të  bëjë  atë që  mundet.  Është e rëndësishme të  theksoj se kapacitetet e reja gjeneruese të  energjisë elektrike që  po përdatemi të  ndërtojmë në  Kosovë  do të  përmbushin të  gjitha kërkesat dhe normat më  të  mira ndërkombëtare. Ndërkohë, Qeveria po punon për të  plotësuar edhe disa obligime të  tjera që  na dalin në  kuadër të  Traktatit për Komunitetin e Energjisë sa i takon shfrytëzimit të  burimeve të  ripërtëritshme.

Po punojmë për të  përgatitur procesin për ndërtimin e Hidrocentralit të  Zhurit, si dhe te fillojmë brenda këtij viti koncesionimin e ndërtimit të  hidrocentraleve të  vogla në  Kosovë .  Pa dashur te zgjatem me shume, meqë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të  paraqesë mjaft informacion rreth temës se kësaj Konference, unë ju uroj pune te suksesshme gjate këtyre dy ditëve.

Ju faleminderit!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.