Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Hungaria e interesuar të investoj në fushën Energjetike dhe Minerare

Prishtinë, 9 dhjetor 2009 – Të mërkurën zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave dr.Techn. Blerim Rexha, së bashku më këshilltarin dr.Techn Bedri Dragusha, kanë pritur një delegacion hungarez të prirë nga Jeno Faler sekretar i Shtetit dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Tamas Magda Shef i Departamentit hungarez për Ballkan dhe Agnes Kovago Këshilltare Politike në Departamentin hungarez për Ballkan.

Takimi kishte qëllim njoftimin e palës hungareze më të arriturat  në fushën energjetike në Kosovës si dhe bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën energjetike dhe atë minerare. Me këtë rast zv.ministri i Energjisë dhe Minierave dr. Techn Blerim Rexha, ka informuar të pranishmit për projektet e energjetike që po kryen Ministria e  Energjisë dhe Minierave (MEM) duke ua potencuar atyre se përkushtimi që fusha e energjetikes të avancohet është prioritet i Qeverisë së Kosovës. “Avancimi i fushës së energjisë dhe asaj minerare është në fokusin e Qeverisë së Kosovës dhe jemi duke punuar seriozisht që të arriturat në këtë fushë të jenë të prekshme “ ka thënë Rexha .

Ai me këtë rast gjithashtu ka njoftuar palën hungareze për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, projektet për  ndërtimin e Hidrocentraleve dhe angazhimin që  MEM po bënë që të  gjithë hapat të jenë komfor Bashkimit Evropian BE.

Nga ana tjetër pala hungareze ka njoftuat zëvendësministrin Rexha që shteti hungarez është i interesuar të investoj në Kosovës respektivisht në fushën energjetike dhe atë minerare , duke pohuar se Shteti hungarez së shpejti do të inicioj edhe hapa bashkëpunues përfshirë nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit  në mes dy vendeve Kosovë- Hungari.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.