Prishtinë, 8 Maj 2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave është mbajtur takim me përfaqësues të Traktatit të Komunitetit të Energjisë(TKE) Simon Uzunov dhe Roland Matous . Takimi është mbajtur me qëllim të shqyrtimit të progresit të arritur në Kosovë në gjashtëmujorin e fundit në realizimin e obligimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.
Me këtë rast zv.ministri i Energjisë Blerim Rexha, i ka siguruar përfaqësuesit e TKE-së, se angazhimi i Institucioneve të Kosovës në veçanti MEM-i po punon seriozisht në përmbushjen e obligimeve që dalin nga TKE “ Ju siguroj se MEM, është i angazhuar seriozisht që të përmbush obligimet që dalin nga TKE në mënyrë që të hapërojmë sa më shpejt drejt synimeve tona që është Bashkimi Evropian (BE)”, ka thënë Rexha.
Temë e takimit gjithashtu ka qenë shërbimi për konsumator dhe mbrojtje e tyre si dhe energjia e e ripërtritshme. Përfaqësues nga TKE më këtë rast janë informuar për të arriturat e Kosovës kundrejt përmbushjes së obligimeve që dalin nga TKE me ç’rast është vlerësuar se 6 mujori i fundit është i suksesshëm në këtë rrugëtim.
Nga ana tjetër, Simon Uzunov është shprehur i kënaqur me të arriturat në fushën e energjisë elektrike me angazhimin e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve që dalin nga TKE . Në takim gjithashtu kanë marr pjesë përfaqësues nga KOST-i , ZRrE dhe KEK-u. Ndryshe takimi është organizuar nga Zyra për Integrime Evropiane në MEM.