Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi ndërministror për Hidrocentralin e Zhurit

Prishtinë, 9 qershor 2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) sot është mbajtur takimi i rregullt i Komitetit  Drejtues Ndërministror për Hidrocentralin e Zhurit, të cilin takim e ka kryesuar ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka Pula. 

Pjesëmarrës të takimit ishin Ministri i Ekonomisë dhe Financave (MEF) Ahmet Shala, ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Mahir Jagcilar, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Lutfi Zharku, zëvendësministri i Pushtetit Lokal (MAPL) Shpend Tërdevaj, Lorik Haxhiu menaxher i Zyrës së Projektit PATEL dhe Ranjit Ranjak përfaqësues i Bankës Botërore (BB).  

Në takim është diskutuar për  ecurinë e mëtutjeshme të projektit  të Hidrocentralit të Zhurit, ndërsa  është vlerësuar  pozitivisht  prezantimi publik i rezultateve të studimit të fizibilitetit i prezantuar javën e kaluar. Gjithashtu në  takim janë shqyrtuar Termat e Referencës për angazhimin e këshilltarëve të transaksionit për këtë projekt si dhe rreth aktiviteteve të ardhshme dhe planit kohorë. 

Ndryshe, në periudhën e ardhshme  pritet që  zona e projektit të shpallet si zonë e interesit, ndërsa anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror  do të realizojnë  një vizitë në terren.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.