Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MEM diskuton përgatitjet për fazën e ardhshme të HTEE-së

Prishtinë, 27 nëntor 2008 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) është mbajtur punëtoria “Hapja e Tregut të Energjisë Elektrike (HTEE) në Kosovë”, qëllimi i të cilës ishte përgatitja për fazën e ardhshme të HTEE-së. Të pranishëm në këtë punëtori ishin zyrtarë të MEM-it, ZRrE-së, KOSTT-it, KEK-ut dhe përfaqësues të biznesit vendor.

Zv/ministri i Energjisë dhe Minierave, z. Blerim Rexha, ka thënë me këtë rast se politika e Qeverisë lidhur me konsumin e energjisë është e orientuar në mbrojtje të konsumatorëve shtëpiakë, për të vetmin fakt se ata e përbëjnë 75%  të konsumit të tërësishëm në Kosovë.Ndërsa, Faik Nahi, këshilltar në MEM, ka thënë se çështja e tarifave duhet të rregullohet gradualisht për sa i përket ngritjeve eventuale të çmimeve.

Drejtori i  Departamentit të Energjisë në MEM, Salvador Elmazi, ka theksuar se Qeveria ka obligime ndaj TKE-së për HTEE-në, pavarësisht kushteve teknike në të cilat ndodhemi. Ai ka shtuar, po ashtu se i kupton shqetësimet e komunitetit të biznesit lidhur me problemet që kanë sa i përket furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

Nga ana e tyre, përfaqësues të komunitetit të biznesit vendorë kanë shprehur brengat e tyre lidhur me mungesën e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike, gjë që, sipas tyre, po ndikon negativisht në aktivitetin e tyre ekonomik. Ata kanë kërkuar nga KEK-u që t’i rishqyrtojë tarifat (verë-dimër), sepse, sipas tyre, ato janë të dëmshme për ta.

Nga kjo punëtori është propozuar një program për “Hapja e Tregut të Energjisë Elektrike (HTEE) në Kosovë”.

Programi i propozuar për HTEE

 
Grupi i konsumatorëve HTEE nëpër vite            
Të gjithë konsumatorët e lidhur në 10kV të pa përfshirënë HTEE
1 Janar 2009/2010

Industritë e vogla
1 Janar 2011/2012

Kompanitë e furnizimit me ujë
1 Janar 2012/2013

Sektori i shërbimeve (dyqanet, restoranet, shkollat etj.)
1 Janar 2013/2014

Konsumatorët shtëpiak
1 Janar 2014/2015

Hapi 1 në vitin 2009/2010: Të gjithë konsumatorët e mbetur me 10 kV

Hapi 2 në vitin 2011/2012: Kategoria e I-rë e konsumatorëve që furnizohen me 0.4kV

Hapi 3 në vitin 2012/2013: Kategoria mbetëse e kategorisë së I-rë e konsumatorëve që furnizohen me 0.4kV

Hapi 4 në vitin 2013/2014: Kategoria e II-të e konsumatorëve që furnizohen me 0.4kV

Hapi 5 në vitin 2014/2015: Kategoria mbetëse e kategorisë së II-të e konsumatorëve që furnizohen me 0.4kV

Kosova është një nga nëntë shtetet që ka nënshkruar “Traktatin për Themelimin e Komunitetit të Energjisë”, pra me këtë rast ka marrë obligime që ta zbatojë edhe Direktivën Evropiane Nr. 2003/54, që ka të bëjë edhe me hapjen e tregut të energjisë elektrike.

Hapja e tregut të energjisë elektrike në Kosovë ka filluar në vitin 2006 dhe kriteret për ta marrë statusin e konsumatorit të privilegjuar janë të përcaktuara sipas udhëzimeve administrative të hartuara nga MEM-i.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.