Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MEM diskuton sfidat për sektorin energjetik nga Raporti i Progresit të KE-së, për vitin 2009/ 2010

Prishtinë, 5 nëntor  2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM), është mbajtur takimi mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian KE, për  vitin 2009, në fushën e energjisë si dhe adresimi i  sfidave dhe prioriteteve për vitin 2010.

Takimi është drejtuar nga zv.ministri i  Energjisë dhe Minierave Dr. techn Blerim Rexha, ndërsa të pranishëm kanë qenë  akterët e fushës energjetike siç janë:  MEM, Përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, KEK, KOST,ZRrE,  përfshirë edhe përfaqësues nga Ngrohtorja.

Me këtë rast zv.ministri i Energjisë dhe Minierave dr.techn Blerim Rexha ka pohuar se në fushën energjetike  në vitin 2009 është shënuar progres i ndjeshëm krahasuar me vitin 2008.

Rexha ka paralajmëruar gjithashtu se MEM dhe akterët tjerë energjetik do të angazhohen seriozisht që në vitin 2010 të tejkalohen të gjitha sfidat në mënyrë që të gjitha projektet të realizohen sipas parashikimeve “ Kemi pasur progres gjatë vitit 2009 në krahasim me 2008 . Sfidat që na presin duhet t’i tejkalojmë, sidomos kur bëhet fjalë për plane, programe dhe strategji apo studime “ ka thënë zv. ministri Rexha. Ai ka pohuar gjithashtu se për tu arritur progresi i duhur nevojitet intensifikim edhe më i shtuar e akterëve energjetikë,  përfshirë këtu edhe bashkëpunimi më të ngushtë  me MEF-in, MTI dhe MPMS. 

Rexha po ashtu ka siguruar të pranishmit se angazhimi i MEM-it do të jetë serioz në mënyrë që të përmbushen të gjitha kriteret që parashtron Komisioni Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.