Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MEM-i mbajti takim për avancimin e legjislacionit të Gasit

Prishtinë, 23 tetor 2009- Nën organizimin e Zyrës për Integrime Evropiane të MEM-it ,është mbajtur takimi  për Gasin. Në takim pjesëmarrës ishin akterët e fushës energjetike siç janë MEM, ZRrE, KOST dhe KEK.

Gjithashtu në takim ka marr pjesë edhe përfaqësuesi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë TKE Alfred Schuch . Takimin kishte qëllim  diskutimin për avancimin e fushës legjislative për Gasin, krijimin e infrastrukturës ligjore për Gazin në mënyrë që të përmbushen obligimet që dalin nga direktivat e BE- së për këtë fushë.

Zyrtarë të MEM-it, me këtë rast kanë pohuar se MEM-i është i angazhuar që fusha legjislative të plotësohet komfor direktivave evropiane  duke synuar që të shënohet edhe  hapi i parë që Kosova të lidhet në rrjetin ndërkombëtar të  Gasit. Ndryshe, në takim zyrtarët e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave janë përgëzuar për hartimin e ligjit të Gasit, i cili është miratuar në Kuvendin e  Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.