Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MEM – MASHT dhe UP nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 15 tetor 2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova për ndarjen e 25 bursave për studentë të fushave të energjisë dhe minierave.

Ministrja Pula tha se mbështetja e MEM vjen nga vullneti i mirë për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Institucioneve Qeveritare dhe Universitetit të Prishtinës, për shkollim cilësor të kuadrove superiore në fushën e energjisë dhe minierave

“Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi i Kosovës bazohet në resurset e saj natyrore në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit, si dhe nevojën që  Kosova të jetë pjesëmarrëse aktive në proceset e integrimeve në tregun e ardhshëm rajonal të energjisë elektrike, duke e mbështetur në Traktatin për Komunitetin e Energjisë, MEM e ka parë të arsyeshme të mbështes studentët e fushës së energjisë dhe minierave”, tha Ministrja Pula.

Sipas saj, kjo mbështetje do të kontribuojë që në këto fusha të shtohet interesimi për studime duke ditur nevojën për kuadro të reja dhe profesionale.

Ndërkaq, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj ka theksuar se Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) në vazhdimësi ka qenë pranë studentëve duke qenë se ministrja Pula është pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës.

Hoxhaj tha se ky nuk është projekti i parë që MEM mbështet UP-në dhe ka përmendur investimin e kësaj ministrie në instalimin e paneleve diellore për sigurimin e ujit të ngrohtë në Qendrën e Studentëve.

Nga ana e tij, rektori i UP-së, Mujë Rugova pas nënshkrimit të memorandumit ka falënderuar MEM-in duke shpresuar se studentët e këtyre fushave do të shfrytëzojnë këtë mbështetje për të ngritur aftësitë e tyre shkencore.

“Studentët duhet të punojnë më shumë që të arsyetojnë mbështetjen e Qeverisë në mënyrë që bursa e tyre të vazhdojë gjatë tërë kohës së studimeve të tyre”, tha Rugova.

Fondi për financimin e këtij programi krijohet me participimin e barabartë të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe  Teknologjisë (MASHT), për studentët e regjistruar në fakultetet teknike të Universitetit të Prishtinës.
 
Fondi për financimin e studentëve ndahet për gjithsej 25 studentë për secilin vit akademik, 2009/10, 2010/11, dhe 2011/12. Lartësia e bursës mujore është 150 EURO për një student dhe jepet për çdo muaj kalendarik, gjegjësisht 12 muaj në vit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.