Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MEM në konferencën regjionale për efiçiencë të energjisë

Prishtinë, 20 mars 2009- Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) i udhëhequr nga zv.ministri Dr. techn. Blerim Rexha dhe bashkëpunëtorët Dr.techn. Bedri Dragusha dhe Nezir Myrtaj kanë marrë pjesë në konferencën regjionale për siguri dhe efiçiencë të energjisë që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Konferenca është  e organizuar nga organizata gjermane për bashkëpunim teknik (GTZ) dhe Ministria për Zhvillim Ekonomik të Malit të Zi. Pjesëmarrës në konferencë ishin mëse 30 shtete me rreth 300 pjesëmarrës.

Tema të bisedimeve ishin bashkëpunimi regjional në fushën e efiqiencës së energjisë, stabiliteti energjetik në të ardhëm në regjion, mundësitë e identifikimit të projekteve regjionale, shkëmbimi i përvojave praktike dhe mundësinë e investimeve në regjion në sektorin e efiqiencës së energjisë.

Zv.ministri Dr. techn. Blerim Rexha pati takime edhe me homologët e tij, znj. Nada Medenica dhe z. Miodrag Canaovic zv/ministër i Zhvillimit Ekonomik të Qeverisë së Malit të Zi.

Në këtë konferencë, delegacioni i Kosovës e paraqiti projektin rajonal për poça kursyes dhe harmonizimin e politikave te rajonit me ato të BE-së. Ky projekt ka hasur në përkrahjet të pjesëmarrësve në këtë konferencë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.