Prishtinë, 27 Maj 2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) u mbajt tryeza e parë e punës me temën “Programi për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë të Kosovës 2009 – 2011.” Në këtë tryezë pune të pranishëm ishin përfaqësuesit nga të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për sektorin e energjisë si MEM, KEK, KOSTT, ZRRE, ngrohtoret dhe konsulentët nga EPTISA.
Me këtë rast, zv.ministri i Energjisë dhe Minierave Dr.techn. Blerim Rexha, ka siguruar të pranishmit se MEM-i është i përkushtuar që Programi i Zbatimit të Strategjisë së Energjisë të zbatohet në tërësi ”Ju siguroj se Ministria e Energjisë dhe Minierave është plotësisht e angazhuar që Programi i Zbatimit së Energjisë të Kosovës 2009 -2011 të jetë në përputhje të plotë me Strategjinë e Minierave dhe programet të jenë në shërbim të zhvillimit të këtij sektori për periudhë afatshkurtër”ka thënë Rexha.
Në takim është prezantuar Programi për Zbatim i Strategjisë së Energjisë të Kosovës 2009-2011. Drafti i parë i prezantuar në këtë takim është përgatitur në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse nga fusha e energjisë. Në takim është diskutuar ky draft derisa të pranishmit kanë patur mundësi të dhënies së sugjerimeve të cilat zyrtarët e MEM-it, kanë vlerësuar se janë të dobishme dhe të cilat do të plotësojmë edhe më këtë draft . “Ne ju falënderojmë të gjithë juve që na keni mbështetur në këtë draft të parë të Programit për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë të Kosovës dhe kemi marrë mjaft impute që ky draft të pasurohet me te dhëna të sakta “, është shprehur zv.ministri e energjisë Dr.techn. Blerim Rexha. Ndryshe, sipas Ligjit për energjinë Nr 2004/8, MEM-i është përgjegjës për përgatitjen e Programit 3-vjeçar për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë.