Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MEM prezanton projektin për ndriçim efiçient

Prishtinë, 11 Shtator 2009-  Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM),
në bashkëpunim me  German Tecnical Zusammenarbeit ( GTZ), sot kanë
prezantuar projektin “ Fushata  për Ndriçimin Efiçient”. Në takim ishte
i pranishëm edhe zv.ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë  Eckart
Blaurock. Me këtë rast zv.ministri i Energjisë dhe Minierave Dr. Techn.
Blerim Rexha, ka falënderuar shtetin  gjerman  për gatishmërinë e
treguar për të ndihmuar energjetikën e Republikës së Kosovës përfshirë
edhe fushatat e kursimit të energjisë elektrike.

Ai më tej  tha se
Ministria është e përkushtuar që projekte të ngjashme të inicioj dhe si
të tilla të arrihen objektivat të cilat synon  Qeveria  e Kosovës.  “
Të frymëzuar nga politikat e BE-së në këtë fushë rritja e efiçiencës së
energjisë dhe kursimi i saj përben një nga drejtimet e punës tonë, si
dhe një nga detyrimet që vendi ynë e ka edhe ne kuadër të obligimeve në
kuadër të Traktatit për Komunitetin e Energjisë” ka thënë zv.ministri
dr. Techn. Blerim Rexha. 

Ai ka rikujtuar se MEM për këtë fushë ka  caktuar edhe caqe indikative
vjetore dhe afatgjata që  synojnë që Kosova në vitin 2020 të arrijë
objektivin e BE-së 20-20-20. Rexha më tej ka potencuar faktin se 
Republika e Kosovës synon integrimin sa më parë në BE”. Kjo do të
kërkojë edhe zbatimin e objektivave të planit të BE-së 20-20-20 për
fushën e energjisë që do të thotë se deri në vitin 2020 duhet të
reduktohet me 20% emetimi i gazeve që krijojnë efektin “sere”, rritjen
në 20% të pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme në konsumin e
energjisë, dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë me 20%.

Nga ana tjetër Eckart Blaurock zv.Ambasador i Gjermanisë në Prishtinë,
ka vlerësuar iniciativën e Ministrisë së Energjisë  dhe Minierave për
ndriçimin efficient, duke shtuar se projekte të tilla tregojnë
vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës që çështjen e energjetikës të çojë
përpara . “ BE kursimin e energjisë e ka temë aktuale dhe në këtë
rrafsh besoj se edhe Kosova do të hapëroj mirë duke sensibilizuar
rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike,  tha Blaurock.

Ndërsa, Gabriela Becker përfaqësuese e GTZ ka konfirmuar mbështetjen e
GTZ-së për projektet e kësaj natyre që do të iniciohen nga Ministria e
Energjisë dhe Minierave, duke e cilësuar këtë iniciativë si të
rëndësishme në veçanti në vetëdijesimin e qytetarëve për të kursyer
energjinë elektrike. Ndryshe, Projekti mbështetet nga GTZ ndërsa ka për
qëllim sensibilizimin e qytetarëve për mënyrat e kursimit të energjisë
elektrike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.