Frankfurt, 29 nëntor 2008 – Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në “Forumin e parë ekskluziv të investitorëve”, që u mbajt më 28 nëntor në Frankfurt të Gjermanisë me iniciativë të ndërmarrësve kosovarë, respektivisht “EU – Business Center”.
Në këtë forum, përveç zv/ministrit Rexha, këshilltarëve të MEM-it, Bedri Dragusha e Faik Nahi,, zëvendës i të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kosovës në Berlin. mori pjesë edhe Islam Spahija
Qëllimi i këtij forumi ishte promovimi i investimeve në Kosovë në sektorin e energjisë, e posaçërisht në energjinë e ripërtëritshme dhe biomasë.
Zv/ministri Blerim Rexha me këtë rast ka bërë një prezantim në përgjithësi për gjendjen e sektorit të energjisë në Kosovë. Këshilltari Faik Nahi prezantoi Projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa Bedri Dragusha foli për mundësitë e investimeve nga investitorë të huaj, me theks të posaçëm, legjislacionin dhe infrastrukturën në Kosovë.
Në kuadër të këtij forumi, kompania “Clyvia” ka prezantuar metodat e reja të përpunimit të vajit dhe mbeturinave.
Ndryshe në këtë forum është shprehur interesimi që saldatorë nga Kosova të shkollohen në Gjermani.