Prishtinë, 09 Janar 2009 – Ministria e Energjisë dhe Minierave MEM nga sot ka riaktivizuar ueb faqen zyrtare, e cila ishte bllokuar pas sulmit që hakerët serbë i kanë bërë me 7 janar 2009.
MEM njofton se ueb-i tash e tutje do të jetë aktiv dhe se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që siguria e tij të jetë më e lartë. Ndërkaq të gjithë të interesuarit do të kenë qasjen e plotë në këtë ueb si më parë për të shfrytëzuar të dhënat e publikuara.
MEM me këtë rast falënderon Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës për ndihmën e dhënë në eliminimin e dëmeve dhe riaktivizimin e ueb faqes.