Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula udhëtoi për në Gjermani

Prishtinë, 24 gusht 2009- Me ftesë të Ministrisë të Ekonomisë dhe Teknologjisë, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ka udhëtuar sot për Gjermani, ku do të takohet me drejtues të kësaj Ministrie.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministrja Pula do të takohet edhe me përfaqësues të KfW- së, Shoqatën Gjermano-Kosovare për Ekonomi dhe Komitetin e Lindjes të Ekonomisë Gjermane.

Gjithashtu, Ministrja Pula do të vizitojë Termocentralin  e Kompanisë “Vattenfall” në Berlin dhe Kompaninë Siemens-sektorin e prodhimit të Turbinave.  

Ndërkaq, me 27 gusht, ministrja Pula do të qëndrojë në Austri ku do të takohet me investitorët të këtij vendi, me ç’rast do të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë në fushën e energjisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.