Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Pula dhe ministri Yagcilar qëndruan në vizitë zyrtare në Tiranë

Shkruar nga Zyra e Informimit   
Wednesday. 04 February 2009

Prishtinë, 4 shkurt 2009 – Qeveria e Kosovës në përpjekje për zhvillimin e resurseve të ripërtërishme energjetike ka nisur punën përgatitore lidhur me projektin e Hidrocentralit të Zhurit.

Në kuadër të studimit të fizibilitetit, proces që është në zhvillim e sipër, ka filluar edhe puna për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM).

Për këtë arsye me 3 shkurt 2009 në Tiranë, ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Shiroka-Pula dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Mahir Yagcilar kanë zhvilluar takime me homologët e tyre, ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli dhe ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Lufter Gjuveli, me ç’rast këtyre të fundit i është prezantuar projekti i HC të Zhurit si dhe janë diskutuar modalitetet e bashkëpunimit në realizim e këtij projekti.

MEM dhe MMPH-ja kanë vënë në dukje interesimin e Qeverisë së Kosovës që projekti HC i Zhurit të realizohet, ngase ky projekt do të përmirësonte gjendjen energjetike në vend dhe njëkohësisht do të përbënte një hap drejt realizimit të kërkesave të BE-së që 20 për qind e energjisë të prodhohet nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

Delegacionet e dy vendeve kanë potencuar faktin se duhet të kihen parasysh obligimet ligjore që dalin lidhur me zbatimin e projekteve të tilla, në veçanti VNM, procesin e konsultimit me palët e interesuara si dhe përgatitjen e planeve hapësinore për zona të veçanta ku zhvillohen projekti.

Resorët qeveritarë në Prishtinë dhe Tiranë që prekin këtë fushë kanë shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë në mënyrë që projekti të ecën sipas planit kohor të paraparë, e në veçanti në aspektin e përgatitjes së VNM-së.

Delegacionet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë janë pajtuar që në një afat sa më të shkurtër të formohen grupet profesionale të cilat do të trajtojnë çështjet konkrete që lidhen me realizimin e HC të Zhurit. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.