Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Pula me bashkëpunëtorë priti një delegacion nga Sllovenia

Prishtinë, 21 dhjetor 2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula, e shoqëruar nga zv/ministri Blerim Rexha, këshilltari Faik Nahi dhe menaxheri i Zyrës së PATEL-it, Lorik Haxhiu, ka pritur një delegacion nga Sllovenia që kryesohej nga Sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë të Sllovenisë, Darja Radiq.

Pjesë e delegacionit slloven ishin edhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Sllovenisë dhe kompanive të ndryshme si: Vekoslav Koroshec, Oda Ekonomike e Sllovenisë, Matjazh Janezhiq, Holding Elektrana e Sllovenisë, Urosh Mikosh – Komapian IBE, Boshtjan Strmqnik, Korona Power Engineering dhe Kreshimir Bakiq, ELES.

Ministrja Pula ka prezantuar para delegacionit slloven politikat e Qeverisë së Kosovës sa i përket fushës së energjisë dhe minierave dhe projektet kapitale tashmë në zhvillim, mes të cilave Termocentralin “Kosova e Re” dhe Hidrocentralin e Zhurit, si dhe projekte tjera të energjisë së ripërtërishme.

Me këtë rast, Ministrja Pula i ka propozuar Sekretares së Ministrisë së Ekonomisë të Sllovenisë nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe minierave, gjë që është mirëpritur nga pala sllovene.

“Duke njohur eksperiencën sllovene, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim në fushat përkatëse duke krijuar të gjitha kushtet ligjore për investitorët potencialë nga Sllovenia dhe memorandumi do t’i hapte rrugën këtij bashkëpunimi”, tha ministrja Pula.

Nga ana e saj, Sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë të Sllovenisë, Darja Radiq, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, ka thënë se Sllovenia ka eksperiencë të mirë në fushën e energjetikës, sidomos në politikat e energjisë dhe këtë eksperiencë është e gatshme ta bartë në Kosovë.

Më pas të dy delegacionet kanë shkëmbyer informata lidhur me projektet aktuale të Kosovës në fushën e energjisë me theks të veçantë TC “Kosova e Re” dhe Hidrocentralet, me ç’rast pala sllovene ka prehur interesimin e saj për projektet në fjalë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.