Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Pula priti ministrin Lufter Xhuveli

Prishtinë, 15 prill  2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Shiroka – Pula ka pritur të mërkurën ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Lufter Xhuveli dhe këshilltaren për ujëra të kryeministrit të Sali Berishes, Enkeleida Gjinali.

Ministrja Pula me ministri Xhuveli kanë biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mjedisit, e në veçanti të ujërave.

Ministrja Pula ka thënë me këtë rast se MEM është i interesuar të thellojë bashkëpunimin institucional në fushat që përfshin kjo ministri duke pasur parasysh interesin reciprok.

Nga ana tij, ministri Xhuveli ka thënë se Tirana zyrtare është e gatshme të ofrojë tërë eksperiencën e saj në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të ujërave, në mënyrë që Kosova të marrë përvojat më të mira në këto fusha.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.