Prishtinë, 27 Mars 2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM) Justina Shiroka Pula, ka pritur sot Elena Kirtcheva Sekretare e Përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës. Takimi kishe për qëllim nismën e bashkëpunimit në mes MEM-it dhe Forumit Ekonomik të Vjenës për çka ministrja Pula ka ofruar mbështetjen e saj në këtë proces.
Më këtë rast Ministrja Pula ka pohuar se bashkëpunimi me Forumin Ekonomik të Vjenës është i rëndësisë së veçantë në procesin e zhvillimit të Kosovës “ Kjo është vetëm nisma e bashkëpunimit ndërsa në të ardhmen ne do të intensifikojmë bashkëpunimin përfshirë edhe projektet, të cilat do të zhvillojnë Kosovën “ ka thënë Pula.
Nga ana tjetër Kirtcheva ka përgëzuar ministren Pula për projektet e Hidrocentraleve, të cilat do të ndërtohen në Kosovë, duke vlerësuar se pikërisht këto projekte janë tregues real se Kosova është duke përparuar.