Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Pula priti Sekretaren e Forumit Ekonomik të Vjenës Elena Kirtcheva

Prishtinë, 27 Mars 2009 –  Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM) Justina Shiroka Pula, ka pritur sot Elena Kirtcheva  Sekretare e Përgjithshme e Forumit  Ekonomik të Vjenës. Takimi kishe për qëllim nismën e bashkëpunimit në mes MEM-it dhe Forumit Ekonomik të Vjenës  për çka ministrja Pula ka ofruar mbështetjen e saj në këtë proces.

Më këtë rast Ministrja Pula ka pohuar se bashkëpunimi me Forumin Ekonomik të Vjenës është i rëndësisë së veçantë në procesin e zhvillimit të  Kosovës “ Kjo është vetëm nisma  e bashkëpunimit ndërsa në të ardhmen ne do të intensifikojmë bashkëpunimin përfshirë edhe projektet, të cilat do të zhvillojnë Kosovën “ ka thënë Pula.

Nga ana tjetër Kirtcheva ka përgëzuar ministren Pula për projektet e Hidrocentraleve, të cilat do të ndërtohen në Kosovë, duke vlerësuar se pikërisht këto projekte janë tregues real se Kosova  është duke përparuar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.