Shkup, 09 Mars 2009- Në Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë në Shkup u mbajt takimi mes Ministres të Energjisë dhe Minierave të Kosovës, Dr Justina Shiroka-Pula, dhe Ministrit te Ekonomisë se Maqedonisë, z. Fatmir Besimi.
Ishte ky takimi i dytë i delegacioneve të dy ministrive dhe i pari në Shkup. Ministri Besimi shprehu mirëseardhjen për Ministren Pula dhe delegacionin që e shoqëroi. Pastaj Ministri Besimi dhe Ministrja Pula paraqiten ekspozetë e tyre dhe problematikat e punës dhe aktiviteteve të ministrisë që ata drejtojnë. Ministrja vuri theksin në nevojën për institucionalizim e një bashkëpunimi te gjere me interes reciprok për të dy vendet tona. Ministrja propozoi arritjen ne një periudhe te aftër te një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi ndërshtetëror ne nivel te dy ministrive përkatëse për sektorin energjetik, propozim te cilin Ministri Besimi e priti me kënaqësi. Ministrja Pula i paraqiti Ministrit Besimi edhe një propozim për përmbajtjen e kësaj marrëveshje.
Kemi edhe iniciativa për projekte të përbashkëta në hidroenergji, konkretisht
për një hidrocentral me një liqe akumulimi të përbashkët. Për këtë projekt që tani është në fazën e identifikimit të potencialit të mundshëm hidrik do të themelojmë grup të përbashkët punues për avancimin e kësaj iniciative.
Ministri Besimi, mjaft i kënaqur për bisedën me Ministren Pula rreth çështjeve konkrete me interes të përbashkët, shprehu gatishmërinë e tij si ministër për të shtuar ndjeshëm bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis Maqedonisë dhe Kosovës në fushën e energjisë. Ai ofroi gatishmërinë e ministrisë qe ai drejton për të vënë në dispozicion të MEM-it eksperiencën e Maqedonisë ne reformimin e sektorit energjetik dhe tërheqjen e investimeve private.
Ndër çështjet kryesore të diskutuara ne takim ishin ato lidhur me ecurinë e reformave të sektorit energjetik ne secilin vend dhe nevoja për shkëmbim të ndërsjelle më të shtuara të informacionit dhe eksperiencës, ecuria e procesit të angazhimit te sektorit privat me investime në këtë sektor, zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve interkonektuese te energjisë elektrike midis dy vendeve, si dhe shtimi i bashkëpunimit sa i përket përshpejtimit te procesit te integrimeve Evropiane dhe plotësimit sa me te mire të obligimeve qe rrjedhin nga Traktati për Komunitetin e Energjisë.
Kemi edhe iniciativa për projekte të përbashkëta në hidroenergji konkretisht për një hidrocentral me një liqe akumulimi të përbashkët. Për këtë projekt që tani është në fazën e identifikimit të potencialit të mundshëm hidrik do të themelojmë grup të përbashkët punues për avancimin e kësaj iniciative.
Edhe në fushën e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe eficiencen e energjisë mund të bashkëpunojmë, sepse pak a shumë i kemi të ngjashme problemet, por edhe qasjen për trajtimin e tyre.
Ministrja Pula u përqendrua edhe ne nevojën për të marrë eksperiencën e suksesshme të Maqedonisë te koncesionimit të burimeve natyrore, përfshirë ato minerare, me proces të hapur konkurrues ndërkombëtar.
Në përfundim të takimit u ra dakord që sapo shpejt të arrihet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy vendeve për sektorin e energjisë, të aktivizohen edhe grupet teknike punuese për zbatimin me sukses të saj.