Prishtinë, 19 janar 2009 – Ministrja e Energjisë dhe Minierave Dr. Justina Shiroka-Pula priti Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi. Temë qendrore e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë në fushat e energjisë dhe minierave.
Ministrja Pula me këtë rast paraqiti një ekspoze të shkurtër të problematikës së punës dhe aktiviteteve të Ministrisë që ajo drejton. Ajo vuri theksin në nevojën për institucionalizim e një bashkëpunimi të gjerë me interes reciprok për të dy vendeve tona.
Ministrja propozoi arritjen në një periudhë të aftër të një marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi ndërshtetëror në nivel të dy ministrive përkatëse për sektorin energjetik, propozim të cilin Ministri Besimi e priti me kënaqësi. Ministrja Pula i paraqiti Ministrit Besimi edhe një propozim për përmbajtjen e kësaj marrëveshje.
Ministri Besimi, shprehu gatishmërinë e tij si ministër për të shtuar ndjeshëm bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis Maqedonisë dhe Kosovës në fushën e energjisë. Ai ofroi gatishmërinë e Ministrisë qe ai drejton për të vënë në dispozicion të MEM-it eksperiencën e Maqedonisë në reformimin e sektorit energjetik dhe tërheqjen e investimeve private.
Ndër çështjet kryesore të diskutuara në takim ishin ato lidhur me ecurinë e reformave të sektorit energjetik në secilin vend dhe nevoja për shkëmbim të ndërsjellë të informacionit dhe eksperiencës, ecuria e procesit të angazhimit të sektorit privat me investime në këtë sektor,, si dhe shtimi i bashkëpunimit sa i përket përshpejtimit të procesit të Integrimeve Evropiane dhe plotësimit sa më të mirë të obligimeve që rrjedhin nga Traktati për Komunitetin e Energjisë. zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve interkonektuese të energjisë elektrike midis dy vendeve
Ministrja Pula u interesua për të marrë eksperiencën e Maqedonisë të koncesionimit të burimeve natyrore,, me proces të hapur konkurrues ndërkombëtar. përfshirë ato minerare
Në përfundim të takimit palët ranë dakord që sapo të arrihet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy vendeve për sektorin e energjisë, të aktivizohen edhe grupet teknike punuese për zbatimin me sukses të saj.