Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Pula: Deri në fund të vitit – gati plani nacional për efiçiencën e energjisë

Prishtinë, 14 tetor 2009 – Ministria e Energjisë dhe Minierave në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Efiçiencën e Energjisë organizoi sot në Prishtinë Konferencën me temën, “Avancimi i efiçiencës së energjisë në favor të një mjedisi kualitativ”.

Të pranishëm në këtë konferencë përveç Ministres Justina Shiroka – Pula dhe zyrtarëve tjerë të MEM-it, ishin edhe shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Prishtinë, Kjartan Bjornsson, përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Naser Grajçevci,   kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj, përfaqësuesja e Qendrës Kosovare për Efiçiencën e Energjisë, Fllanza Hoxha, përfaqësues të GTZ-së, KfW-së etj.
etj.

Ministria Pula duke falënderuar të pranishmit për kontributin në këtë fushë tha me këtë rast se MEM, me mbështetjen e ECLO-së, deri në fund të vitit 2009, do të finalizojë edhe Planin Nacional për Eficiencën e Energjisë, i cili vendos caqet vjetore dhe afatgjata që duhet t’i arrij Kosova lidhur me rritjen e efiçiencës në periudhën afatgjate.

“Me hartimin dhe zbatimin e këtij Plani, synimi ynë është qe te arrijmë objektivin qe e ka vendosur edhe BE-ja për te rritur efiçiencën ne përdorimin e energjisë me 20% deri ne vitin 2020. Kjo nuk është pune e lehtë, kërkohen mjaft investime kapitale, por edhe ndërgjegjësim i publikut dhe ngritje e kapaciteteve dhe zhvillim institucional”, tha ajo.

Ministrja Pula tha se MEM ka zbatuar dhe po vazhdon të zbatojë projekte kapitale demonstrative në fushën e përdorimit të energjisë diellore për ngrohjen e ujit sanitar me të cilat synohet të vihet në dukje se ka efektivitet në Kosovë, përdorimi i energjisë diellore për ngrohjen e ujit.

Ndërkaq, shefi i zyrës së Komisionit Evropian Kjartan Bjornsson kërkoi angazhimin e të gjitha palëve për të arritur synimin deri në vitin 2020.

“Kjo nuk është vetëm një strategji që duhet të arrijë MEM-i vetëm, por kjo duhet të arrihet me të gjitha palët, nga niveli qendror, lokal, bizneset, komunitetet dhe OJQ-të”, ka theksuar z. Bjornsson.

Planin për efiçiencë të energjisë e përkrah edhe Komuniteti i biznesit. Kryetari i Odës Ekonomike Besim Beqaj, theksoi se efiçienca nënkupton edhe më shumë energji, që është shumë e nevojshme për t’i zbutur problemet e bizneseve, por edhe të qytetarëve në këtë aspekt.

Konkluzionet  nga konferenca: Avancimi i Efiçiencës së Energjisë në Favor të një Mjedisi Kualitativ 

Promovimi i ofiçiencës në opinion e gjerë;
Vetëdijesimi i opinionit për zbatimin e masave të efiçiencës;
Mobilizimi dhe nxitja e Institucioneve përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave për efiçiencen energjetike , si MEM, MEF, MTI OEK , Bankat dhe Institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.
 
Masat që duhet përkrah dhe zbaton secili institucion
 
MEM propozon:

Ligjin për efiçiencën e energjisë
Planin e veprimit dhe caqet indikative vjetore për rritjen e efiçiencës
Përgatitjen e kuadrit profesional për auditimin energjetik me qëllim të realizimit të Projekteve të efiçiencës

MEF  propozon:

Politikat fiskale lehtësuese për prodhuesit vendor të produkteve me qëllim të ngritjes së efiçiencës së energjisë
Politiken doganore për importin e lëndës së parë dhe produkteve finale që nevojiten për zbatimin e projekteve të efiçiencës.
 

Institucionet ndërkombëtare dhe vendore: 

Të përkrahin prodhuesit vendor duke promovuar efiçiencën dhe nxitë bizneset vendore Të prodhojnë materiale dhe produkte të cilat do të jenë në funksion të ngritjes së efiçiencës së energjisë
Të ofrojnë përkrahje dhe donacione për realizimin e projekteve konkrete në lidhje me efiçiencën e energjisë elektrike  


OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare:

Të promovojnë masat për efiçiencë dhe të ndikojnë në vetëdijesimin e opinionit të gjerë 

5) Politikat e bankave komerciale duhet të jenë më të favorshme për bizneset vendore që merren me efiçiencë dhe për subjektet që zbatojnë projektet e efiçiencës në objektet e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.