Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Thaçi: Ndryshimet në energjetikë kanë ndodhur

Prishtinë, 19 shkurt 2009 – Ndryshimet në energjetikë kanë ndodhur. Ky ka qenë konstatimi I Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për gjendjen në sektorin e energjisë gjatë një konferencë të përbashkët me ministren e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Pula – Shiroka.

Ai tha se gjendjen energjetike të cilën e ka gjetur Qeveria që drejton në energji ka qenë një gjendje e rëndë kaotike me pak shpresë për ndryshime, por ndryshimet kanë ndodhur duke iu referuar rritjes së prodhimit për 5 % në vitin 2008 krahasuar me vitin 2007.

Thaçi potencoi ngritjen e inkasimit gjatë vitit 2008 në rreth 135 milionë euro, krahasuar me vitin 2007, që është rreth 8.26 %, ose 21 milionë euro më shumë. Rritjen e prodhimit të qymyrit, në 17 % më shumë krahasuar me vitin 2007. Ndërsa humbjet në sektorin e energjisë janë zvogëluar për 6 %, nga 47 në 41 %.

”Dua të theksoj se viti 2008 në sektorin e energjisë ka qenë viti më i suksesshëm në periudhën e Kosovës së pasluftës. Gjithashtu dua të konfirmoj se edhe pse ka ndodhur një rritje nga 30 deri në 35 % me furnizim të energjisë elektrike, sivjet tanimë veç është vendosur të fillojë edhe projekti i energjisë elektrike, projekti i Kosovës së Re, ky që do të sigurojë për Kosovën 24 orë energji elektrike,” ka thënë kryeministri Thaçi.

Sa I përket zgjedhjes së drejtorit të KEK-ut ai tha se Bordi i ri do të merr vendimet e duhura për udhëheqje të KEK-ut.

Nga ana saj, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula-Shiroka ka thënë se është bërë një analizë që nga viti 2000, dhe në kuadër të kësaj analize shihen parametrat dhe çdo vit ka rritje nga 10 deri në 12 %,, konsumit, faturimit dhe prodhimit të qymyrit. Ajo ka  vënë në dukje se është importuar më pak energji elektrike sesa në vitin e kaluar, apo në mjete financiare ka qenë 51 milionë euro. duke filluar prej prodhimit

Ministrja Puka ka sqaruar pozicionin e Qeverisë sa i përket përcaktimit të çmimit të energjisë. “Çmimin nuk e përcakton qeveria, por Zyra e Rregullatorit në bazë të një përllogaritje të metodologjisë ndërkombëtare,, ka thënë ajo, duke shtuar se çmimi i energjisë duhet të mbulojnë koston e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë. pra sipas kërkesë që parashtron KEK-u dhe KOSST-I”

Numri një i energjetikës së Kosovës ka thënë se ende nuk kanë marrë zyrtarisht kërkesa se sa do të jetë rritja e energjisë elektrike, prandaj është ende herët të flitet se cila do të jetë tarifa apo çmimi i energjisë elektrike.

Ministrja ka potencuar edhe borxhin aktual ndaj Korporatës Energjetikë të Kosovës që arrin në 310 milionë euro, nga të cilat 120 milionë nga enklavat serbe.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.