Prishtinë, 24 Mars 2009 – Nën organizimin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut (NJDNJ), në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM), stafi i MEM-it ka mbajtur trajnim një ditor me temën “Instrumentet Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut dhe ligji kundër Diskriminimit “. Trajnimi ka patur qëllim vetëdijesimin e punëtorëve për instrumentet që ofron ligji dhe Konventat Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Me këtë rast Arbërore Bernica Koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriut në MEM, është shprehur se njohja me instrumentet ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e njeriut është i nevojshëm dhe ne veçanti njohja me ligjin kundër diskriminimit që ka miratuar Kuvendi i Kosovës është i një rëndësia të veçantë ”Njohja me ligjin kundër diskriminimit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës është i rëndësishëm për punëtorët dhe gjithë stafit pasi ligji i ofron të gjitha mundësitë që të gjithë të mbrojnë të drejtat e tyre.
Njohja me ligjin e Kosovës kundër diskriminimit po ashtu bënë që të gjithë të kenë informata të nevojshme se ligjet që ka nxjerrë Kuvendi i Kosovës janë të avancuara dhe si të tilla japin mundësi të bollshme në respektimin e të drejtave të njeriut” ka thënë Bernica.
Ligjëruese në këtë trajnim ka qenë Iliriana Islami prof në UP dhe këshilltare në OSBE. Ajo gjatë ligjërimit ka inkurajuar të pranishmit që të njihen më të gjitha instrumentet ndërkombëtare që ofrojnë Konventat e ndryshme dhe ligjit kundër diskriminim të miratuar nga Kuvendi i Kosovës duke shtuar se njohja me këto dokumente zhvillon dhe avancon çdo shtet.